Gazetari Fidan Rama: Përrallat se Qeveria Kurti ka faj për gjendjen në veri duhen të ndalen

Vendosja në karantinë e dy komunave veriore të Kosovës, Mitrovicës Veriore dhe Zveçanit, ka nxitur reagime të shumta të spektrit politik, sidomos opozitës e cila po akuzon qeverinë në detyrë për gjendjen në atë pjesë, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Por është gazetari Fidan Rama që ka thënë se duhet të ndalen përrallat se qeveria Kurti për 60 qeverisja është fajtore për gjendjen sot në veri të Kosovës.

Sipas Ramës partitë që ishin në pushtet për 21 vite vetëm kanë shikuar se ç’po ndodh në atë pjesë por edhe i kanë legjitimuar shumë prej ndërhyrjeve të Serbisë në atë pjesë.

“Ajo çka duhet të ndodhë tash e të shpresojmë se nuk është vonë, është bashkimi i gjithë spektriti politik në përpjekje që ta shpëtoi atë pjesë nga shkuptja zyrtare nga Kosova, dmth edhe me letra. Krejtë tjera janë veq ni komedi që më së paku i duhet këtij vendi” – shkroi Rama, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Xhelal Zveçla, u.d i Ministrit të Qeverisë së shkarkuar dhe Zëdhënësi Përparim Kreziu kanë thënë se Ministria e Shëndetësisë është përfshirë në vendimmarrjen për vendosjen në karantinë të dy komunave veriore.

Xhelal Sveçla, ushtrues detyre i Ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme ka thënë se masa e karantinimit për komunat Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan është vendosur në koordinim te plotë mes institucioneve qendrore (Ministrisë së Shëndetsisë) dhe autoriteteteve lokale./Veriu.info/

SHPËRNDAJE