Gazetari i njohur e bën Thaçin ‘për pesë pare’, i ka mbetur vetëm edhe kjo gjë për të bërë

Gazetari i njohur Enver Robelli ka bërë një shkrim në portalin e tij në lidhje me një editorial të bërë nga Presidenti Thaçi, në kuadër të promovimit dhe mbrojtjes së idesë së tij për “korrigjim kufijsh”

Gazetari e përshkruan situatën e Thaçit si mjaft të vështirë, si një president të mbetur në vetmi, pa aleatë politikë – që nisur nga kjo gjë, është bërë “i gjunjëzuar” politikisht. Robelli e përshkruan aktivitetin e fundit politik të Thaçit si rrjedhojë të fatit të tij personal – me një përndjekje të mundshme nga Gjykata Speciale.

Sipas tij, ligjërimi i presidentit ka mbërritur deri në atë pikë sa atij i ka mbetur të thotë veç “Na falni që shpallëm Pavarësinë” duke treguar pozicionin e vështirë të Kosovës, pa njohjen e Serbisë.

SHPËRNDAJE