Gazetari i ‘The Times’ i shkon në kullë Gani Gecit, flasin për vrasjet politike të pas luftës

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci ka thënë se gjatë ditës së sotme në Kullën e tij ka qëndruar gazetari i luftës i prestigjiozes britanike “The Times”, Anthony Loyd.

Ai ka thënë se interesimi i tij së bashku me gazetarë tjerë, me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, ishin të interesuar për komunikatën numër 59 dhe vrasjet politike të anëtarëve të LDK-së.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje i Gecit:

Te dashur miq sot në Kullën tonë pas 20 viteve liri ishte Gazetari i luftës se gazetës prestigjioze londineze The Taims, Entoni Lloit gazetari më i guximshëm në kohen e Luftës në Kosovë gjatë vitit 1998 /1999 ai aso kohe ishte bashk me Gazetarin Fillip Smaker dhe Kurt Shok informuan opinionin Botëror për gjenocidin Serb kundër popullatës civile në Kosovë.

Interesimi i tyre në 20 vjetorin e Lirisë ishte Komunikata nr. 59 dhe vrasjet Politike anëtarëve të LDK pas luftës ne Republikën e Kosovës me theks të veçantë interesimi ishte rreth Komunikatës nr 59 dhe pasojave të sajë.
Falënderojmë Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-në, Gjermaninë, NATO-n dhe Boten perëndimore për çlirimin e vendit tonë nga okupatori serbë.

SHPËRNDAJE