Gazetari kosovar që luan me gjarprin, por kafshohet (Video)

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Edhe pse temperaturat kanë filluar të bien ndjeshëm javëve të fundit rreziku nga gjarpërinjtë mbetet ende i lartë.

Këtë e dëshmon edhe rasti i fundit i gazetarit të gazetës “Zëri”, Lulzim Xhema, i cili të dielën hasi në një të tillë në fshatin Prapashticë të Gollakut. Zakonisht me rënien e temperaturës nën 20 gradë, edhe gjarpërinjtë fillojnë të gjejnë strehë nëntokë, në rrënjë drunjsh apo në streha tjera ku temperaturat nuk janë aq të ulëta dhe pastaj bien në letargji, transmeton “Zeri.info”.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Por edhe pse të dielën temperatura ishte rreth 17 gradë celsius prapë gjarpërinjtë ishin aktivë dhe shumë agresivë siç mund të shihet edhe në videon e sjell nga gazetari në fjalë. Në video mund të shihet sesi gazetari dëshiron të luajë me gjarprin, i cili për fat nuk është helmues por i takon familjes së “Boas” apo siç njihet tek ne bolla, prapë ai ishte tejet agresiv dhe në një rast edhe e kafshon gazetarin, por pa pasoja.

Gazetari Xhema, i cili përndryshe njihet si një adhurues i madh i gjarpërinjve dhe është një ekspert në lidhje me këtë kafshë të rrezikshme, ka dashur të tregojë se duhet pasur kujdes sidomos kur gjendeni në natyrë, pasi ekziston rreziku permanent nga kafshimi i gjarpërinjve, sidomos këtë vit që ka qenë jashtëzakonisht i nxehtë dhe gjarpërinjtë kanë qenë më të shumtë në numër dhe shumë më agresivë.

/

.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE