Gazetari Raif Lahu i hyn politikës

Raif Lahu pjesën më të madhe të rinisë së tij e ka kaluar në aktivitete të ndryshme si aktivist, gazetar dhe qytetar aktiv në qytetin e Vushtrrisë.

I gatshëm edhe për sfidën e rradhës, ai ka vendosur t’i hyjë garës për asamblist në kuadër të listës së Lëvizjes për Bashkim në Vushtrri.

Lahu ka qenë aktiv edhe në gazetari informuese dhe sportive në qytetin e Vushtrrisë për disa vite me rradhë dhe mbetet ndër kandidatë më të mirëinformuar sa i përket zhvillimeve lokale në qytetin e Vushtrrisë.

Përveç kësaj, ai ka përvojë edhe si menaxher në disa biznese lokale të qytetit të Vushtrrisë, që e bënë njohurinë e tij shumë dimensionale.

Ai është edhe biri i Enver Lahut, një njeri që i dha shumë qytetit të Vushtrrisë.

Lahu bart numrin 11 në listën e kandidatëve të Lëvizjes për Bashkim.

SHPËRNDAJE