Gazetari tallet me Agim Ademin: Tani do ta shikon Kosovën nga pavijoni i burgut VIP në Euro 2020

Gazetari Parim Olluri, ka reaguar sot pas vendimit për dënim me burg të kreut të FFK’së, Agim Ademi.

Olluri ka ironizuar me Ademin duke thënë se nëse Kosova kualifikohet në Euro 2020, Ademi mund të jetë tifoz VIP në pavijonin e burgut.

Ai tha se nga tani të burgosurit do të kenë më shumë detaje në lidhje me kombëtaren e Kosovës.

“Nente muaj burg per Agim Ademin, kryetarin e FFK-se. Nese Kosova kualifikohet ne Euro 2020, Agimi do te jete tifozi me VIP ne pavijon. Te burgosurit do ta kene adrese per tu informuar me shume per detajet e kombetares se Kosoves”, ka shkruar Olluri.

Kujtojmë se Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej nëntë muajsh burg efektiv, që gjykata e shkallës së parë, kishte shqiptuar ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.//gazetametro.net

SHPËRNDAJE