Gazetarja e CNN: Prishtina apo Londra? Kjo është përgjigja e Dua Lipës!

Dua Lipa është këngëtarja më e mirë e momentit.

Së fundmi, këngëtarja me prejardhje shqiptare ka folur në CNN për projektet muzikore, refugjatët anembanë botës duke qenë edhe ajo ishte refugjate në Angli shkaku i luftës në Kosovë, si dhe për Brexit.

“Askush nuk e lë vendlindjen me dëshirë. Unë e di se çfarë do të thotë pasi e kam përjetuar duke ardhur në Britani të Madhe. Kam qenë me fat që kam ardhur në Londër dhe kam plotësuar ëndrrat. Unë e di që ka shumë fëmijë që mund të përjetojnë këtë ndjenjë”, tha Dua Lipa.

Ajo gjithashtu ka falenderuar prindërit e saj, pasi ata i mundësuan që t’i plotësoheshin dëshirat.

“Faleminderit prindërve që më përkrahin në karrierë. Në shtëpinë tonë mbretëron muzika dhe kjo më ka ndihmuar në karrierën muzikore”, tha zeshkania.

Gjithashtu Dua Lipa u pyet nga gazetarja nëse do zgjidhte Prishtinën apo Londrën? Dua Lipa e kishte të vështirë, por zgjodhi Prishtinën.

“Zgjedh Prishtinën, pasi atë më thotë dhe zemra, pasi ndjehem vetja”, tha ylli britanik./GazetaBlic

SHPËRNDAJE