Gazetarja e RTK-së me dedikim shumë prekës për burrin që i ndërroi jetë dje aksidentalisht (Foto)

Allfons Ahmeti, burri i gazetares së RTK-së, Edita Islami Ahmeti dje ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident trafiku në Maqedoni.

Gazetarja e RTK-së i ka kushtuar një dedikim special burrit të ndjerë, fjalë të cilat pak njerëz i thonë kaq bukur në momente të rënda, shkruan Veriu.info.

Ja postimi i Edita Islami Ahmetit:

Si duket dashnitë ma të sinqerta shuhen herët e zoti po i mirrte herët ata më të mirët pranë vetes..

Sot humba zemrën teme, shokun ma të mirë e udhërrëfyesin ma të mirë të jetës… Tash po e kuptoj fjalinë -Njeriu është ma i fortë se guri…

Të dua përgjithmonë dashnia jeme e jetës ?❤

SHPËRNDAJE