Gazmend Morina: Fotografia e dyfytyrësisë!

Ish kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, sot ishte nikoqir i një takimi ku morën pjesë presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj, kryeparlamentari Veseli, kryetarët e Skenderajt dhe Drenasit dhe disa persona të tjera, ne ç’rast të afërmit e tij shfrytëzuan rastin të publikojnë fotografi të shumta.

Në lidhje me këtë ndejë ka pasur reagime të shumta, duke përfshirë edhe gazetarin e portalit Veriu.info, Gazmend Morina, i cili e ka quajtur si “Fotografia e dyfytyrësisë”. Morina i ka numëruar disa nga akuzat që të pranishmit i kanë bërë ndër vite për njëri tjetrin.

Ja postimi i plotë i Gazmend Morinës në Facebook:

Fotografia e dyfytyrësisë! Sami Lushtaku meriton duartrokitje per kete ndeje dhe fotografi, duke treguar se sharjet qe ia bejne njerit-tjetrit kohe pas kohe, nuk i kane te verteta, por vetem i perdorin per manipulimin e popullit. Ai i ka mbledh se bashku nje pjese te vogel te atyre qe i prijten luftes, por pjesen me te madhe te atyre qe e vjedhen dhe shkaterruan Kosoven per dy dekada, duke bere krejt cka kane mundur te bejne krejtesisht vetem per interesin e tyre personal dhe klanor.

Samiu, me kete fotografi tregoi se nuk i kishte pernjemend akuzat qe ua bente shokeve me nje leter nga burgu, ne fakt ishin shantazh per shoket e tij te pushtetit. Ramushi, po kallxon se asnjehere nuk ka besuar ne ato qe thoshte se ShIK-u po i bene komplote, ne lidhje me aktakuzen e tij. Mos te harrojme ketu kur folte edhe per kete ‘djalin e Brojes …’!

Kadriu, s’po mundet te del nga roli i ‘Lulit’, gjithmone nje person i shnderruar ne hije/vegel te Hashes, por asnjehere lider. Per Ramizin s’kam koment, thjeshte eshte ‘Sui Generis’, ndersa per prezencen e Bekim Jasharit, duke qene se eshte bir i familjes legjendare, nuk po shkruaj asgje, po rezervohem per te fundit here! Qe ‘torta’ ta kete qershin siper, “shefat” tek jane kujdesur qe prane vetes ta kene edhe shefin e tendereve te Dragan Jabllanoviqit. —————–

P.S.: Batoni, si Batoni, pjesemarres dhe bashke-kreator i shumices prej proceseve te demshme qe ka e ndodhur ne Kosove. Me rendesi per te Hasha dhe ‘Devollet’ me kane te kenaqur.

SHPËRNDAJE