Gecaj, Ramës: Jugosllavinë nuk e heqim nga mendja, sepse e kemi simbol të dhembjes dhe dhunës

Pas replikës në mes të Kryeministri të Shqipërisë, Edi Ramës, i cili iu drejtua liderit të LDK’së, Isa Mustafes, se nuk po mund ta heqë mendjen nga Jugosllavia, ka reaguar edhe Bajram Gecaj nga radhët e LDK’së, duke thënë se është e vërtetë që nuk mund ta heqim mendjen nga Jugosllavia, sepse e kemi simbol të dhimbjes dhe dhunës.

Gjatë ditës së sotme derisa po zhvillohet Samiti i Ohrit, për të arritur një ‘Mini Schengen Ballkanik’ janë shkëmbyer komente e replika thumbuese në mes të Kryeministrit Rama dhe liderit të LDK’së, Isa Mustafës.

Ka qenë Bajram Gecaj, nga radhët e LDK’së që me një shkrim në Facebook, ju ka përgjigjur Kryeministrit të Shqipërisë, duke thënë se Jugosllavin vërtete nuk mund ta heqim nga mendja sepse e kemi simbol të dhunës dhe dhimbjes.

“Gjithashtu, mund edhe të jetë e vërtetë se, ashtu siç pretendoni ju, ne këndej kufirit nuk mund ta heqim nga mendja ish-Jugosllavinë!

Ajo Jugosllavi në mendjet tona qëndron dhe mbahet mend çdoherë në konotacionin negativ, si simbol i dhembjes dhe i dhunës.” ka shkruar Gecaj.

Ka qenë ish-Kryeministri i Kosovës ai që i pari i ka reaguar kësaj nisme të ‘Mini Schengenit Balkanik, duke e kritikuar ashpër, duke thënë kjo që po ndodhë, në mes të Vucic, Ramës dhe Zaevit është ‘krijim i Jugosllavisë me Shqipërinë’.

Nuk vonoj shumë, dhe i menjëhershëm ishte reagimi i Kryeministrit të Shqipërisë, i cili iu drejtua liderit të LDK’së, Isa Mustafes, se nuk po mund ta heqë mendjen nga Jugosllavia.

“Unë nuk kam jetuar asnjëherë ne Jugosllavi. Mustafa nuk po mundet ta heq vete nga mendja Jugosllavine”, ka thënë Edi Rama.

Vlenë të theksohet se në këtë nismë të ‘Mini Schengenit Ballkanik’ Kosova ka refuzuar të marrë pjesë.
Presidenti Thaç, ka thënë dje se nuk mund të jem pjesë e një nisme ku Serbia dhe Bosnja nuk na njohin si shtet.

SHPËRNDAJE