Gecaj tregon se kur do të protestojë LDK’ja

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, e ka lënë të hapur mundësinë që partia e tij të thërrasë protestë popullore.

Gecaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se LDK’ja do të protestonte, nëse, siç është shprehur ai, qeveria e vendit degradon krejtësisht.

“Nuk kemi protestuar nga paslufta, sepse kemi menduar që problemet duhet të zgjidhen në institucione”, është shprehur Gecaj, ish-zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Nuk thash që nuk protestojmë në të ardhmen, duke parë sa shumë ka degraduar kjo qeveri”, ka deklaruar ai në T7. 

SHPËRNDAJE