Genta Ismajli me të dashurin për pushime në Kroaci, kaq kushton nata në hotelin ku po qëndrojnë

Ka disa ditë që Genta Ismajli së bashku me të dashurin, Usta, kanë udhëtuar drejt Kroacisë për pushime.

Çifti kanë zgjedhur Dubrovnikun për ca ditë relaksi, pas një periudhe të gjatë izolimi për shkak të pandemisë Covid-19.

Ata po qëndrojnë në njërin nga hotelet atje, “Rixos Premium Dubrovnik” e ku çmimi për një natë qëndrimi në këtë hotel nis nga 226 deri në 5,876 dollarë.

Genta Ismajli dhe i dashuri turk konfirmuan lidhjen e tyre të dashurisë një vit më parë, e që sipas tyre ishte dashuri në shikim të parë.