Gëzim Kelmendi i reagon Ardit Gjebres: Gjesti yt më i rëndë se i një maniaku seksual

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të femrave si objekt seksi në televizionin shqiptar. Kelmendi ka akuzuar Gjebren se në emisionin e tij “E diela shqiptare” ka përdhosur dinjitetin e femrave shqiptare.

Ai ka thënë se ky gjest është edhe më i rënd se i një maniaku seksual.

“Në emisionin ‘e diela shqiptare’ të udhëhequr nga Ardit Gjebrea, ky person përdhos dhe fyen rëndë dinjitetin e femrës shqiptare. I shtrinë në shpinë, të zhveshura pothuajse në tërësi dhe shfrytëzon stomakun e tyre si tavolinë për vendosjen e ushqimit. Ky gjest i tij është më i rëndë se gjesti i një maniaku seksual”.

“Maniaku seksual argëton vetën, po Gjebrea përveç vetes, synon të i argëton edhe të tjerët. Kjo sjellje e tij ka kaluar çdo kufi të normales. Këto skena të turpshme sot po prezantohen në emisione televizive para familjeve shqiptare. A thua vallë ekziston dikush në Shqipërinë tonë të dashur që i mbron vajzat tona, që dënon këtë akt të shfrenuar ndaj vajzave tona?. Unë përsonalisht falënderoj ZOTIN që nuk jam shikues i emisioneve të tilla shtazarake ku përdhoset dinjiteti i femrës shqiptare. Këtë skenë e vërejta këtu në FB”, ka shkruar Kelmendi.

SHPËRNDAJE