Gjarpri gjigant brenda objektit të KEK-ut

Në një video të dërguar nga një lexues i portalit Zeri.info, mund të shihet një gjarpër i madh i cili gjendet në objektin e trafostacionin të KEK-ut në Gjilan.

Siç mund të shihet në video, bëhet fjalë për një gjarpër jo helmues i llojit boa (Bolla), i cili nuk është i rrezikshëm, edhe pse ka përmasa të mëdha dhe është çudi se si ka arritur të hyjë në këtë objekt.

Këtë vit është një dukuri e pranisë së madhe të gjarpërinjve në vende të ndryshme, përfshirë edhe qytetet, prandaj duhet patur shumë kujdes, pasi ka edhe gjarpërinj shumë të rrezikshëm dhe helmues.

SHPËRNDAJE