Gjatë natës dhe nesër mot i ‘çmendur’

Sonte gjate natës dhe nesër paradite do të ketë shira në të gjithë Shqipërinë.

Reshjet do të jenë më të dendura në Ultësirën Perëndimore dhe në Veriperëndim ku do të ketë dhe rrebeshe afatshkurtra.

Edhe era, sonte dhe nesër pritet të forcohet ndjeshëm.

Sipas Meteoalb shpejtësia e erës do të arrijë edhe në 60 kilometra në orë.

Do të ketë dallgëzim të lartë në det.

SHPËRNDAJE