Gjendet një trup pa shenja jete

Një person pa shenja jete është gjetur në Vardr të Shkupit.

Një trup i pajetë i një gruaje është gjetur në lumin Vardar në Shkup.

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në ujërat e lumit Vardar nën urën në afërsi të “kompleksit të bankave”, raportojnë mediet maqedonase.

Sipas informatave paraprake, bëhet fjalë për një grua të moshës 70-vjeçe, e cila kishte rënë në lumin Vardar dhe është mbytur.

Ekipet e Ndihmës së shpejtë dhe policisë gjenden në vendin e ngjarjes.

SHPËRNDAJE