Gjendet pa shenja jete ekzekutuesi i kriminelit Arkan?

Në Republikën e Afrikës së Jugut, është gjetur i vdekur Milan Gjuriçiq-Miki.

Gjuriçiq-Miki është një nga akterët e vrasjes së kriminelit serb Zhelko Raznatoviq Arkan, merr vesh jo zyrtarisht mediumi serb Prva Televizija.

Ai ka qenë në arrati për 12 vjet, saktësisht që nga shpallja e aktgjykimit të vitit 2006.

Gjuriçiq u dënua me 30 vjet burg për vrasjen e Arkan dhe dy nga miqtë e tij në hotelin ‘Intercontinental’ të Beogradit, më 15 janar 2000.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë)

Ai ishte në paraburgim për një kohë dhe u lirua për t’u mbrojtur në liri, por pas kësaj u arratis në Bosnjë dhe prej andej iku në Afrikë.

Që nga atëherë nuk u dit asgjë për fatin dhe jetën e tij, mësohet se jetoj i izoluar në një pjesë të Afrikës.

Dobrosav Gavriq (39), i cili u dënua me 35 vjet për vrasjen e Raznatoviq dhe dy miqtë e tij Milenko Mandiq-Manda dhe Dragan Gariq-Gare, është ende nën arrest shtëpiak në Afrikën e Jugut, ku u arrestua në dhjetor 2011 dhe autoritetet lokale ende nuk e kanë ekstraduar në Serbi.

SHPËRNDAJE