Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë: Policia tregon detajet

Një person është gjetur pa shenja jeta në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë, para pak minutash.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka bërë të ditur se viktima është i moshës 57 vjeçare.

“Më 14.10.2019, ora 18:37 në rr. Isa Kastrati në Prishtinë është raportuar për një person (viti i lindjes 1962) pa shenja jete”.

Tutje, ai ka njoftuar se njësitet policore menjëherë kanë dalë në atë lokacion, përderisa ekipet emergjente të ndihmës së parë kanë konfirmuar rastin e tij.

Sipas informatave të para mjekët ka thënë se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrore./gazetametro.net

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE