Gjendet pa shenja jete një person në plazhin e Durrësit

Trupi i pajetë i një personi është gjetur në mëngjesin e sotëm në Durrës.

Viktima e gjinisë mashkullure dhe në gjendje të dekompozuar, është gjetur në det, gjashtë milje larg bregut të detit.

Paraprakisht dyshohet për marrje jete, pasi trupi i pajetë është gjetur i mbështjellë me letër natriban.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në morgun e qytetit ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore për të bërë të mundur dhe identifikimin e tij.

SHPËRNDAJE