“Gjendja me zjarret në Kosovë po del jashtë kontrollit”

Zjarre të shumta janë lokalizuar sot në vende të ndryshme të Kosovës.

Zjarret përfshinë shumë shtylla elektrike, objekte biznesore por edhe pyje e fusha të shumta.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe njohësi i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i ‘Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë), Tahir Ahmeti.

Ahmeti ka cilësuar se gjendja e zjarreve në Kosovë është duke dalë jashtë kontrollit dhe se duhet konsideruar me seriozitet, transmeton Indeksonline.

Reagimi i plotë:

Shpallja e gjendjes emergjente duhet të konsiderohet seriozisht

Gjendja me zjarret në Kosovë po del jashtë kontrollit.
Shpallja e gjendjes emergjente duhet seriozisht të konsiderohet nga organet kompetente shtetërore.

Siguria e qytetarëve si dhe ruajtja e të mirave materiale dhe e pronave publike dhe private, duhet të jetë primare.

TA

SHPËRNDAJE