Gjendja shëndetësore e vëllait të Rexhep Selimit, pasi u plagos mbrëmë

Mbrëmë u raportua për një plagosje me armë në Komoran. U raportua se i plagosur ka mbetur vëllai i deputetit Rexhep Selimi, Islam Selimi.

Lajmin e konfirmoi edhe vetë deputeti Selimi, i cili tha se nuk i di rrethanat e ngjarjes, pasi është jashtë vendit.

Mbrëmë Kallxo.com raportoi se Islam Selimi është parë teksa del nga QKUK-ja pasi kishte marrë tretmanin mjekësor, dhe më pas ka vazhduar në një makinë të policisë.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Kësisoj, gjendja e tij shëndetësore nuk është e rëndë.

Mjekët në QKUK nuk kanë pranuar të komentojnë për incidentin dhe natyrën e lëndimeve të personit të lënduar me arsyetimin se kjo është një çështje shumë sensitive.

Për rastin u deklarua edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 20:00 e kemi pranuar informacionin për një plagosje me armë zjarri. Rasti ka ndodhur ne Komoran”, tha mbrëmë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ajo tha se i plagosuri ka inicialet I.S., i lindur në vitin 1964.

“I plagosuri është transportuar për tretman mjekësor në QKUK ndërsa i dyshuari Xh.N. (1962) është arrestuar nga Policia’, tha Ahmeti.

Njëri nga prokurorët kujdestarë i cili është duke u marrë me rastin ka konfirmuar për KALLXO.com incidentin, por pa pranuar të flasë për motivet e plagosjes.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE