Gjendje terrori në Gjilan të shtëna armësh mes … (Pamje)

(I plotësuar, 18:26) Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar për Indeksonline se ka pasur të shtëna me armë në lagjen ‘Dardania’ në afërsi të një lokali.

Sipas tij, i dyshuari ka shtënë me armë në drejtim të lokalit meqë rast është plagosur një person.

Sipas tij i plagosuri është dërguar në Qendrën Emergjente dhe se është jashtë rrezikut për jetë.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë)

Gjithashtu bëhet e ditur se i dyshuari është i njohur për Policinë por që është larguar nga vendi i ngjarjes dhe se Policia është në kërkim të tij./Indeksonline/

………………………………………………..

Të shtëna me armë në Gjilan (Foto)

Para pak minutave në qendër të qytetit të Gjilanit ka pasur të shtëna me armë.

Siç mëson Indeksonline të shtënat janë shkaktuar pikërisht në qendër të qytetit apo tek lagja e cila njihet si ‘Dardania’.

Nuk dihet nëse nga të shtënat ka të lënduar por siç mëson Indeksonline pikërisht natën e kaluar në njërën prej kafiterive në këtë lagje ka pasur një përleshje fizike mes disa personave por që nuk dihet nëse ngjarja ka të bëjë me këtë të sotmen.

SHPËRNDAJE