Gjeneralët e NATO-s vizitojnë Serbinë, ua thonë në fytyrë arsyen e bombardimit në vitin 1999

Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë, gjenerali Todt D. Volters, i cili kishte qenë në Beograd javën e kaluar, si pjesë e vizitës së tij në rajon, në një intervistë me “Blic” të Serbisë ka tregoi për bombardimin e NATO-s në vitin 1999.

Ai theksoi se intervenimi i NATO-s kishte ardhur në mënyrë legjitime, pasi Serbia po kryente shkelje njerëzore duke mos u ndalur, përcjellë GazetaBlic.

Volters theksoi se NATO kishte reaguar ndaj regjimit të Milosevicit, për shkak të civilëve në Kosovë.

“Ishte një kohë sfiduese. NATO e ka bërë këtë vendim të vështirë pas më shumë se një viti, pasi OKB ka bërë përpjekje të mëdha për të sjellë një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Duke pasur parasysh zhvillimin e krizës dhe mungesën e diplomacisë, NATO ka përdorur forcën, e cila ishte e nevojshme dhe legjitime, për të parandaluar shkeljen e vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe vrasjen e një numrit të madh të civilëve. Këshilli i Sigurimit i OKB-së në mënyrë të përsëritur ka theksuar shkeljen e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe numrin në rritje të familjeve të detyruara për të lënë shtëpitë e tyre si një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, ka thënë gjenerali Todt Volters para medias serbe.

Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg bëri të qartë gjatë një vizite në Serbi se fushata nuk ishte drejtuar kurrë kundër popullit serb – por u krye për t’i dhënë fund shkeljeve të të drejtave të njeriut në një shkallë të madhe nga regjimi i Milloshevicit.

/GazetaBlic/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE