Gjenerali Clark godet politikanët kosovarë, paralajmëron NATO’n për rrezikun që po i kanoset Kosovës

Gjenerali Clark, në një shkrim autorial për “The Ëashington Post”, u ka bërë thirrje SHBA’së dhe BE’së që të reagojnë në mënyrë urgjente për rrezikun që po i kanoset vendeve të Ballkanit nga fuqitë e jashtme.

Ai ka thënë se Ballkani duhet të shtyhet përpara në qytetërimin perëndimor dhe ka bërë thirrje që kjo të bëhet sa më shpejtë.

Clark ka tërhequr vërejtjen për përpjekjen e ndikimit të Rusisë, Kinës dhe Turqisë në Ballkan, duke thënë se këto vende po e luajnë lojën e Ballkanit.

Ai më tej ka shtuar se politikanët këtu duhet të mësohen të jetojnë nga rrogat që i marrin dhe të mos shikojnë të bëhen milionerë.

“Po, duhet të jemi të brengosur. Duhet që Ballkani Perëndimor të shtyhet përpara, në qytetërim perëndimor dhe qytetërim transatlantik, edhe atë sa më shpejtë. Kanë kaluar 23 vjet prejse është nënshkruar Marrëveshja e Dejtonit dhe mbetet të bëjmë edhe shumë për zhvillimin e Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe mendoj se kjo po shkon shumë vështirë”, ka thënë Clark.

“Ballkani është mbi pllakën tektonike të racës njerëzore, ky është rajoni ku historikisht janë konfrontuar civilizimet, dhe ende janë duke u konfrontuar. Kështu që është vlerësimi i drejtë se ne duhet ta shfrytëzojmë NATO-n dhe të sigurojmë siguri ushtarake”, ka thënë gjenerali amerikan.

“Kjo do të thotë se anëtarët e pushtetit, ata të zgjedhur si dhe ata të emëruar detyrimisht duhet të jetojnë në mënyrë modeste, duhet të jetojnë nga rrogat e tyre, rrogat duhet të jenë të mjaftueshme që të jetohet prej tyre, por askush nuk duhet të pres se do të bëhet milioner.”

Gjenerali Clark ka qenë komandant i forcave të armatosura të NATO’s në Evropë gjatë bombardimeve të Serbisë. /gazetametro.net