Gjenerali këndon këngë çetnike, ministri serb e përcjell me pasion

Lëvizja Çetnike ka hyrë në faqet e errëta të historisë së Serbisë për krimet ndaj të gjithë atyre që nuk ishin serbë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nami i saj listohet bashkë me nazizmin e Hitlerit dhe kujtohet me përbuzje nga bota e përparuar.

Këto prirje të pashëruara fqinjët tanë veriorë i manifestuan edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë, kur ushtruan spastrime etnike duke dëbuar nga shtëpitë e tyre mbi një milionë njerëz, ndërsa vranë dhjetëra mijë civilë, fëmijë, gra e pleq, rikujton Koha.net.

Por as këto sikur nuk i kanë mbushur mend. (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë ⤵)

Nëpër rrjetet sociale serbe po qarkullon një videoxhirim i ngarkuar 19 orë më parë, ku shihet e dëgjohet duke kënduar këngë çetnike gjenerali serb Millosav Simoviq, ndërsa e ndjek duke e përjetuar me kënaqësi ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin.

Gjeneral nënkolonel Millosav Simiq është komandant i Ushtrisë Tokësore të Serbisë, i cili këndon këngë të njohura çetnike, ndërsa ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, e përcjell me pasion.

SHPËRNDAJE