Gjermani: Policia kthen 31 persona në Austri, mes tyre edhe kosovarë

Policia gjermane arreston 32 persona ilegalë në Gjermani.

Gjatë kontrolleve të njëpasnjëshme të policisë gjermane në fundjavë janë kapur 32 persona të cilët qëndronin ilegalisht në vend. Njëri sosh, një rumun 27 vjeç, ndaj të cilit rëndonte akuzë penale, është dërguar në paraburgim, ndërsa 31 të tjerë janë rikthyer në kufi me Austrinë, shkruan focus.de. Kontrollet janë kryer kryesisht në magjistralen A8 pranë Schëarzbach dhe në rrethin e Hamburgut.

Mes të arrestuarve është edhe një 23 vjeçar nga Kosova, i cili udhëtonte pa dokumenta të rregullta me një autobus me targa kroate në Gjermani. Pasi është lënë 24 orë në dhomën e hetuesisë, ai është dërguar mbrapsht në Austri.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

SHPËRNDAJE