Gjermania: Jo, ndryshimit të kufijve | Vuçiq: Ju nuk e dini ku janë kufijtë, unë e Thaçi e dimë

Gjermania mbështet gatishmërinë e Beogradit dhe të Prishtinës për vazhdimin e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve midis tyre. Kështu u shpreh zëvendëskryetari i fraksionit në pushtet CDU/CSU në Bundestagun gjerman, Johan Vadeful, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ndërsa Vadeful ka ripërsëritur pozicionin gjerman rreth ndryshimit të kufijve midis Serbisë e Kosovës, për mosndryshimin e tyre, Vuçiq ka përmendur orientimin e Serbisë që për hir të të ardhmes paqësore të vendit dhe gjithë rajonit të punojë për arritjen e zgjidhjes kompromise me Kosovën, e cila, siç citohet të ketë thënë ai, do të mbronte interesat e shtetit tonë dhe interesat kombëtare.

Vuçiq është shprehur se pakkush në botë e din me siguri se cilët janë kufijtë e Serbisë dhe cilët ata të Kosovës, prandaj konsideron se marrëveshja e serbëve me shqiptarët është me rëndësi vendimtare për të dy popujt.

Më herët, Periskopi transmetoi lajmin se kancelarja gjermane Angela Merkel kishte konfirmuar se ka folur për Kosovën me presidentin amerikan, Donald Trump. /Periskopi

SHPËRNDAJE