Gjermania miraton ligjin për imigrim të punëtorëve, gëzohen kosovarët

Gjermania miraton ligjin për punësim, infermieria, ndërtimtaria e sektori i IT-së më të kërkuarit.

Parlamenti gjerman ka miratuar ligjin rreth imigrimit të fuqisë punëtorë të kualifikuar.

Ky ligj do të hyjë në fuqi në muajin mars.

E miratimi i tij ka zgjuar shpresën edhe për kosovarët të cilët e shohin mundësi punësimi Gjermaninë.

Bedri Xhafa, udhëheqës i përgjithshëm i Agjencionit të Përkrahjes së Punësimit në Kosovë e shpjegon përmbajtjen e këtij ligji.

Xhafa më tutje ka treguar kërkesat që tregu gjerman ka aktualisht.

Sipas përvojës që ai ka në agjenci, çdo vit rreth njëqind kosovar shkojnë në Gjermani.

SHPËRNDAJE