Gjermania nesër e çon në Beograd zgjidhjen për Kosovën dhe Serbinë

Një delegacioni gjerman nesër do të udhëtojë në Serbi për të çuar konceptin e Berlinit për marrëveshjen obliguese Kosovë – Serbi, e cila do të nënshkruhet deri në fund të vitit

Kjo është konfirmuar nga kryetari i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike, Dusan Janjiq, i cili ka thënë se delegacioni gjerman do të përfaqësohet së paku në nivel të Sekretarit të Shtetit të MPJ-së së Gjermanisë.

“Zyrtarët nga Berlini arrijnë me konceptin për marrëveshjen juridikisht obligative në të cilën thuhet se Serbia nuk duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, por i kërkohet që të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe në organizata ndërkombëtare“, ka thënë Janjiq. (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

 

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE