Gjermania ofron kredi të pakufizuara për të shpëtuar bizneset nga koronavirusi, në Kosovë Qeveria e kaluar i ka harxhuar rezervat

Qeveria gjermane ka ofruar kredi në një sasi të pakufizuar për të gjitha kompanitë që duan që të mbajnë ekonominë e vendit përballë një krize në rritje të shkaktuar nga koronavirusi, raporton Business Insider.

Gjermania mori vendimin si pjesë e një përpjekjeje për të siguruar që virusi COVID-19 të mos rezultojë në kolaps të biznesit dhe humbje të vendeve të punës.

“Nuk ka tavan në hua që [banka e shtetit të zhvillimit] mund të zgjasë,” tha ministri i Financave Olaf Scholz, sipas Financial Times.

“Ne thamë se duhet të jetë i pakufizuar,” shtoi ai.Bizneseve të vogla dhe të mëdha do t’iu ofrohen kredi, së bashku me mundësinë e shtyrjes së taksave në miliarda euro.

Ndërkohë, në Kosovë Qeveria e udhëhequr nga koalicioni PAN me në krye Ramush Haradinajn, ka harxhuar shumicën e rezervave shtetërore dhe tash nuk mund të jepet përkrahja e duhur shtetërore për ata që kanë nevojë. (https://www.koha.net/arberi/83828/per-tre-muaj-qeveria-pergjysmoi-rezervat-shteterore/)

SHPËRNDAJE