Gjermania paralajmëron qytetarët e vet: Kujdes nëse shkoni në veri të Kosovës

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ua ka tërhequr vërejtjen qytetarëve të vet që me rastin e udhëtimit në pjesën veriore të Kosovës të informohen paraprakisht për situatën e sigurisë atje.

Ministria rikujton se më 16 janar në Mitrovicën veriore është vrarë politikani i njohur serb, Oliver Ivanoviq.

Në pjesën veriore të Kosovës (komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë veriore) situata vazhdon të jetë e tensionuar”, thekson njoftimi i publikuar në sajtin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë. (Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Ndonëse, sipas rregullit, dhuna nuk është e drejtuar kundër të huajve, nuk mund të përjashtohet mundësia e incidenteve të izoluara që kufizojnë lirinë e përgjithshme të lëvizjes, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Për këtë arsye udhëtarët këshillohen që para se të marrin udhë në veri të Kosovës të informohen për situatën, të përgatiten me kujdes për udhëtim, të përfshijnë edhe banorë vendës, përkatësisht nëse udhëtojnë individualisht të shoqërohen nga njohës lokalë të rrethanave dhe të shmangin turmat e njerëzve

Në të gjitha pjesët e tjera të Kosovës situata parimisht është e qetë dhe stabile, konstatohet në komunikatë dhe shtohet se situata atje është qetësuar pas aksioneve pjesërisht të dhunshme të opozitës kundër qeverisë në pjesën e parë të vitit 2016, por tërhiqet vërejtja se potencial për protesta të tilla ka edhe më tutje, transmeton Koha.

Prandaj rekomandohet që udhëtarët në të gjitha pjesët e Kosovës të shmangen turmat e njerëzve dhe të të informohen aty për aty nga mediat lokale mbi situatën e sigurisë.