Gjesti i jashtëzakonshëm i Haradinajt: Kështu ia jep kafen personit me aftësi të kufizuara (Foto)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka zhvilluar një takim me personat me aftësi të kufizuar.

Haradinaj ka premtuar përkrahje për këta persona, duke shtuar se të gjitha ligjet që janë në kuadër të këtyre personave do të zbatohen.

Por në fotografitë e publikuara në facebook nga shefi i qeverisë, është vërejtur një gjest i jashtëzakonshëm.

Haradinaj e ka ndihmuar njërin nga personat me aftësi të kufizuar për të pirë kafe.

Ja fotografia. /Lajmi.net/

SHPËRNDAJE