Gjilanasi sulmon gruan e tij me nënshtetësi braziliane

Viktima femër me nënshtetësi nga Brazili ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga burri i saj (shqiptar) në Gjilan. Sulmi ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes tyre.

Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor ndërsa i dyshuari po kërkohet nga policia, njofton policia, transmeton Express.

Ky është njoftimi i policisë:

Gjilan 03.10.2017-11:00. Viktima femër shtetase e Brazilit ka informuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor. Njësitë policore janë në kërkim të personit të dyshuar.

/

SHPËRNDAJE