Gjocaj sqarohet lidhur me gazin medicinal

Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës shpjegon se pas interesimit të madh të gazetarëve, në lidhje me furnizimin e QKUK dhe institucioneve tjera vartëse të SHSKUK-së me gazra medicinale, drejtori i përgjithshëm, Curr Gjocaj, ka thënë se në Kosovë ka vetëm 3 ose 4 operatorë që furnizojnë institucionet shëndetësore me gaz medicinal, përfshirë ato publike dhe private.

Me këtë rast Gjocaj tha se edhe qendrat e mjekësisë familjare në gjithë Kosovën, përfshirë edhe Komunën e Prishtinës furnizohen me gaz medicinal nga po këta operatorë.

“Tendenca e disa mediave për të dhënë ngjyrime politike kësaj situate është e pa pranueshme. Jemi në pritje të rezultateve nga organet kompetent, përfshirë edhe analizat e gazit”, ka thënë ai.

SHPËRNDAJE