Gjuhet me ‘kallash’ në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në fshatin Butovc të Prishtinës, ku njësitë policore kanë identifikuar vendin e ngjarjes, dhe aty në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 66 gëzhoja të armës së zjarrit.

Rastin e ka raportuar një zyrtar policor, i cili gjersa ishte në detyrë zyrtare ka dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.

Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar.

SHPËRNDAJE