Gjukanoviq BE-së: Mos e lejoni Rusinë e Kinën ta shtrijë ndikimin në Ballkanin Perëndimor

Presidenti pro-perëndimor i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të integroj sa më parë Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që t’i pamundësohet Rusisë dhe Kinës shtrirja e ndikimit të mëtutjeshëm në këtë rajon.

Këto deklarata Gjukanoviq i ka bërë në një intervistë për Asociated Press, duke thënë se Evropa nuk duhet t’ia dorëzojë Ballkanin Perëndimorë Vladimir Putinit dhe Rusisë,

Presidenti malazez ka thënë se Rusia dhe Kina kanë interesa legjitime në Ballkan, dhe ndikimi rus është rritur veçanërisht në Serbi. Ndërkohë Kina sipas tij ka shpenzuar shumë infrastrukturë për të rritur ndikimin e saj në Evropën Qendrore dhe Lindore, transmeton Gazeta Express.

“Pyetja nuk është nëse Rusia, Kina apo një vend i treta kanë interesat e tyre në Ballkan. Pyetja është pse Evropa po e dorëzon rajonin e Ballkanit Perëndimor tek të tjerët”, ka thënë Gjukaonviq.

Kreu i shtetit malazez ka thënë se vendet e Ballkanit të cilat kanë dalë nga luftërat, kanë mbetur mbrapa anëtarësimit në BE si pasojë e mos plotësimit të reformave të nevojshme, kësisoj duke rrezikuar edhe të ardhmen e bllokut.

Sipas tij synimi kryesor i një pale të tretë është shkatërrimi i Evropës.

“Alternativa në të vërtetë është shkatërrimi i Evropës. Unë mendoj se Evropa duhet të mbrohet nga ai shkatërrim, dhe të njohë qartë interesat e veta strategjike”, ka shtuar ndër të tjera Milo Gjukanoviq.

Gjukanoviç këmbëngul që BE duhet të ndjekë politikat e saj të zgjerimit pavarësisht nga kriza.

“Ne nuk duhet ta trajtojmë këtë si çështje malazeze, apo çështje të Ballkanit, ne duhet ta trajtojmë atë si çështje evropiane. Nuk ka konsolidim më të mirë të Bashkimit Evropian se sa bashkimi i mëtejshëm i tij”, ka shtuar ai.

Presidenti malazez ka përmendur edhe rastin e grusht shtetit në Mal të Zi gjatë vitit 2016, duke e quajtur si një orkestrim të shërbimeve sekrete ushtarake të Rusisë, gjë që ka dhënë një shembull të politikave ‘shkatërruese’, të Moskës në rajon.

Gjukanoviç thotë se “nuk ka dyshim” se Rusia po përpiqet të parandalojë që vendet e Ballkanit Perëndimor të hyjnë në NATO.

Ai tha se është “krejtësisht e qartë” se Moska ka “politika shkatërruese drejt BE-së, drejt bashkimit të Evropës dhe vlerave perëndimore në përgjithësi”.

SHPËRNDAJE