Gjuriq: Gjykata Speciale është gjykatë e Kosovës

I ashtuquajturi drejtor i zyrës së qeverisë serbe për Kosovën Marko Gjuriq ka deklaruar se krimet nuk parashkruhen dhe se “Ramush Haradinaj dhe të tjerët do të përgjigjen herë do kurrë do”.

“Siç ishte edhe dy tri herët e kaluar, atë përsëri janë tallur me këtë çështje, vetëm të tregojnë se ka procedurë edhe kundër shqiptarëve, dhe në fund askush nuk dënohet. Mos harroni se ajo gjykatë është themeluar si gjykatë e shtetit të Kosovës por se vetëm fizikisht është transferuar në Holandë”, ka thënë Gjuriq për RTS.

“Pak flasim për këtë çështje, ajo që njerëzit duhet të dinë është se Ramush Haradinaj dhe të tjerët gjenden nëpër fletë arreste vetëm duke falënderuar veprimeve të Serbisë. Për këtë në gjithë botën ata mund të ndalohen, vetëm nëse ato shtete i marrin seriozisht këto fletë arreste”, ka thënë Gjuriq.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE