Gjuriq hutohet derisa nuk nënshkruan, Grenell i thotë: Hajde, nënshkruaj

Kosova dhe Serbia, kanë nënshkruar sot marrëveshje ne Munih, për autostradat dhe hekurudhuat.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të dërguarit të posaçëm të presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes të pranishëm ishin edhe presidentët Thaçi e Vuçiq.
Në momentin kur të autorizuarit nga Kosova dhe Serbia po nënshkruanin marrëveshjen, ambasadori Grenell po u rrinte mbi kokë.

Në një moment Marko Gjuriq po rrinte si i hutuar dhe nuk po nënshkruante, por me urdhërin e Grenellit, ai menjëherë e bëri atë që po ia kërkonte ambasadori.

VIDEO

SHPËRNDAJE