Gjuriq tregon se çfarë do t’i tregojë Vuçiqi Palmer-it

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, do ta përdorë takimin e sotëm për zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të shtetit Matthew Palmer për ta pasqyruar situatën në Kosovë.

Ai ka thënë se Vuçiq do t’i tregojë Palmerit, sipas tij, për shkeljet e marrëveshjeve ndërkombëtare që ka bërë Prishtina dhe sulmet brutale mbi zyrtarët e UNMIK-ut, shkruan Tanjug.

Kurse për mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ai ka thënë se nuk priten konkluzione strategjike.

“Me rëndësi është që në ballë të të gjithë anëtarëve të OKB-së të tregohet për terrorin që bëhet mbi serbët, brutalitetin dhe veprimet ilegale të Prishtinës”. Nuk ka vend më të mirë se ky për ta bërë këtë”./klank

SHPËRNDAJE