Gjurmët e Rrugës Egnatia

Kur flasim për kohët Ilire na vijnë në mendje fiset që përbënin kombin tonë, luftërat, kështjellat mbrojtëse, qytetërimet e hershme etj., që përbëjnë një pjesë të mirë të historisë sonë. Por nuk janë vetëm këto elemente, është edhe një fakt tjetër po kaq madhështor dhe me histori, sa dhe ato që përmendëm më lart, rruga Egnatia.

Rruga Egnatia është ndërhyrja që Romakët bënë në infrastrukturën rrugore,  me të cilën arritën që të organizojnë tregtinë. Duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit te dytë p. e. S, një vijë drejtuese mijëvjeçare komunikimi do të ekzistonte midis perëndimit dhe lindjes, midis Adriatikut të poshtëm dhe Egjeut verior.

Rruga, siç dëshmon historiani grek Straboni, kishte si pikë degëzimi në ekstremitetin e saj perëndimor në bregdetin Adriatik, pikërisht qytetin e Apollonisë. (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)  

Me rrugën Egnatia bashkohej një rrugë që vinte nga Epidamnos (Dyrrachium), e quajtur në mënyrë konvencionale nga studimet, degë veriore e rrugës Egnatia, e cila ndodhej në një pikë të barazlarguar nga dy zonat që e rrethonin, të paktën në periudhën në të cilën janë shkruajtur dy intenerarët të përfshira në Itinerarium Provinciarium, koicidonte ose kishte si stacion vijues të parë, zonën e quajtur Klodiana, e quajtur Mansio Coladiana nga një burim i tretë internerari Itinerarium Burdigalense. Duke u bashkuar të dyja rrugët në një rrugë të vetme ato pershkonin luginën e mesme të Shkumbinit dhe ngjitej deri në kodrën e Sopi Polis-it, në zonën e Haxhi Beqarit, ku rruga antike ishte e detyruar nga morfologjia e luginës të kalonte nga bregu i djathtë te bregu i majtë i lumit Shkumbìn.

Kjo zonë, është e përbërë nga shumë nga lugina dhe Straboni thoshte që rruga quhej Via Candavia, nga emri i një mali Ilir. Kjo pjesë e rrugës përshkon pikërisht një zonë malore, që duhet te themi që për antikët shtrihej të paktën deri në zonën e liqeneve Lychnidòs (liqeni i Ohrit, liqeni i Prespës së Madhe e të Vogël. Nga Lychnidòs rruga vazhdon drejt qafave të maleve gjatë të cilave kalonte kufirin midis Ilirisë dhe Maqedonisë. Nëpërmjet tyre rruga lejonte hyrjen në një zonë të Maqedonisë veriore, që quhej Lyncestide me qendër kryesore Herakleia Lynkestidos.

Rruga Egnatia, pa dyshim, dhe gjetja e bërë në vitin 1974, afër Thessalonikës nën zonat lyshtërore të lumit Gallikos të një guri miliar që mbamte emrin e ndërtuesit të mundshëm, i dha fund çdo dyshimi. Midis atyre rrugëve që e kanë marrë emrin jo nga funksioni apo zona ku ndodhen, por nga ndërtuesi i tyre, ose më mirë, nga ai që i ka shtruar me kalldrëm sipas traditë së sjellë nga Festo dhe Flacco Siculo që rreth shekullit të dytë pas krishtit deklaronte:”nam sunt viae, quae publice muniuntur et auctorum nominem. optinent”. Realizues i veprës ishte gjykatësi romak, për të cilën shkruhej dhe në gurin miliar i gjetur ne vitin 1974, Cnaeus Egnatius, i biri i Caius për të cilin nuk dihet asgjë përveç emrit dhe funksionit, proconsul.

Në trasenë e rrugës Egnatia gjejmë teknikën e ndërtimit romak të rrugës: arritja e qendrave në mënyrë më të drejtpërdrejtë, komode, ekonomike, përpjekjeve për të evituar përmbytjet dhe uljet e terrenit me forcë. Megjithëse, rruga Egnatia ka qenë një nga rrugët më të rëndësishme të komunikacionit me botën romake, dy shekuj kërkime arkeologjike e studime sedimentare në një stratigrafi mbi këtë rrugë është tepër larg për të thënë që është e kënaqshme. Njëra nga alternativat nga ku mund të ketë marrë emrin rruga Egnatia, është qyteti Egnatia në Italinë jugore buzë Adriatikut, i banuar në origjinë nga fisi Ilir i Japigëve, të cilët patën kapërcyer Adriatikun. Rruga Egnatia në trojet e Ilirisë jugore, ishte vazhdimi i rrugës Apia në Itali, njëra nga arteriet më të mëdha rrugore të Romës ( shek. IV p.e.s ) e cila niste nga Roma duke kaluar nëpër Beneventum dhe e arrinte Adriatikun në Brindizi.

Rruga Egnatia ka qenë një nga rrugët më të rëndësishme për kohën pasi siç e përmendëm edhe më lartë ajo ishte një rrugë me funksion tregtar, në të cilën ndodheshin vendburime bronxi, ofiçina, pika prodhimi, merkato etj., dhe tregtarët nga e gjithë bota kalonin një herë nga kjo rrugë e më pas vazhdonin në karvanin e tyre. Duke marrë parasysh që kjo rrugë kalonte zëre se në mes të vendit tonë, kuptohet që edhe zhvillimi ekonomik në atë kohë ka qenë shumë i lartë. Një vend tregtar, në të cilin kalon  një nga rrugët më të rëndësishme tregtare, sigurisht që përveçse ka qenë shumë mirë nga ana ekonomike, ka pasur edhe një intuitë dhe  aftësi bindëse dhe tregtare, në nivele të konsiderueshme.