Gjykata Kushtetuese bllokon qasjen në faqe dhe vendimin për dekretimin e Hotit

Më 28 maj, Gjykata Kushtetuese, publikoi vendimin e shkurtër, ku i dha të drejtë dekretimit të Avdullah Hotit nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Ndërsa, më 1 qershor publikoi edhe vendimi mbi 160 faqe.

Por, tash ky vendim i cili në formatin e dokumentit nuk iu dërgua mediave në email, nuk mund të merret as në faqen e Gjykatës Kushtetuese.

Kur dikush tenton që të hap këtë faqe që të shoh vendimet, një gjë e tillë nuk ndodhë.

Në vend të saj, shkruan “E ndaluar, ju nuk keni qasje në këtë server”, sikurse është e demonstruar edhe në videon më poshtë.

Megjithatë, njëjtë nuk ndodhë edhe po të hysh në këtë faqe përmes telefonit.

Qasja nuk është e ndaluar nëse hap faqen apo edhe vendimin, me telefon.

Ky problem me faqen e Gjykatës Kushtetuese, nuk ishte hasur para vendimit për dekretimin e Avdullah Hotit për të krijuar Qeverinë nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.