Gjykata Kushtetuese ende në sqyrtim të lëndës për mandatarin

Kanë mbetur vetëm edhe tri ditë deri në afatin e fundit kur Gjykata Kushtetues duhet të vendosë se kujt rreth dekretit të presidentit për mandatarin për formimin e qeverisë.

Gjykata Kushtetuese, ende është duke e shqyrtuar lëndën për dekretin e presidentit Hashim Thaçi, për mandatarin e Qeverisë së re kanë thënë nga Kushtetuesja në një përgjigje për Gazetën Insajderi.

Kjo Gjykatë pas kërkesës së Vetëvendosjes për interpretim, me 1 maj kanë marr vendimin për pezullimin e secilit aktivitet që lidhet me dekretin e presidentit deri më 29 maj.

“Kjo lëndë është duke u shqyrtuar”, thuhet shkurt në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese.

Kanë mbetur vetëm edhe tri ditë deri në datën 29 maj, kur Kushtetuesja do të vendosë se kujt do t’i jep të drejtë, presidentit Hashim Thaçi apo Lëvizjes Vetëvendosje e cila e ka kontestuar mandatarin në Kushtetuese.

Më 30 prill, Thaçi e ka nxjerrë një Dekret nëpërmjet të cilit i propozuari i Lidhjes Demokratike (LDK), Avdullah Hoti, është caktuar mandatar për formimin e Qeverisë së re. Ndryshe nga dy mocionet e mëhershme, pas të cilave qytetarët i janë drejtuar kutive të votimit, pas këtij kundër Qeverisë Kurti kreu i shtetit ka thënë se duhet evituar zgjedhjet.

Të njëjtën ditë, LVV-ja e ka kontestuar në Kushtetuese dekretin. Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, kishin deklaruar se me këtë presidenti Thaçi ka shkelur kushtetutën.

“Me këtë dekret, ne vlerësojmë që presidenti ka shkelur kushtetutën”, kishte deklaruar shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi.

Një ditë pas, më 1 maj, Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e presidentit Hashim Thaçi për formimin e Qeverisë së re deri më 29 maj. Kreu i LVV-së, Albin Kurti, është thirrur në Nenin 95 të Kushtetutës, për t’i dhënë zgjidhje problemit.

Kurti, po ashtu ka dhënë sinjale se nuk do ta pranojë Aktgjykimin për mandatarin, nëse në të Gjykata vendosë afate, brenda të cilave partia që presidenti i drejtohet me kërkesën për ta dhënë mandatarin, duhet ta propozojë emrin e kandidatit për kryeministër ose duhet shprehimisht të heq dorë nga kjo e drejtë.

Kurti, edhe sot si ditëve të tjera, ka këmbëngulur se Gjykata vetëm e interpreton Kushtetutën, por nuk mund të shkruajë norma të reja kushtetuese.

Ndërkaq, përplasjet mes Kurtit e Thaçit, sa po vinë e shtohen. Ata edhe sot, nëpër vizitat e tyre duke u prononcuar për media nuk kanë lënë pa përmendur Gjykatën Kushtetuese dhe atë se kujt do t’i jap të drejtë ajo.