Glauk Konjufca thumbon keq Vjosa Osmanin: Ke funksionuar me logjikë të Prontos

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se kandidatja për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka vepruar me logjikë të Prontos lidhur me rastin e prokurorit Elez Blakaj.

I ftuar në emisionin Rubikon në KTV, gjatë një debati me deputetin e LDK-së, Avdullah Hoti lidhur me sistemin e drejtësisë në vend dhe dorëheqjen e ish-prokurorit special, Elez Blakaj, Konjufca ka akuzuar se Osmani ka heshtur kur ai ka dhënë dorëheqje.

“Vjosa ka heshtur kur është diskutuar për Elezin ajo ka funksionuar me logjikën e Pronots dhe ka heshtur”, ka thënë Konjufca.

Tutje Konjufca ka shtuar se “Nëse një kryeministër i thotë një prokurori hajn i pulave ai detyrohet të ikë jashtë vendit atëherë kjo është kapje e shtetit, andaj ju duhet të kryeni kushtet mos me i kërcënu prokurorët”.

SHPËRNDAJE