Goal: Kosova do të ngrihet përsëri ndaj Anglisë me një fanellë të veçantë

Goal ka komentuar fanellat e veçanta që futbollistët e Kosovës do t’i bartin gjatë ndeshjes ndaj Anglisë.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll dy ndeshjet e fundit të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2020” do t’i zhvillojë me fanella të veçanta.

Kompania që përkujdeset për fanellat e Kosovës, ditë më parë ka publikuar fanellat të cilat do t’i veshin futbollistët tanë në ndeshjen ndaj Çekisë më 14 nëntor dhe Anglisë më 17 nëntor.

E fanellat për ndeshjen ndaj Anglisë që zhvillohet në “Fadil Vokrri”, ka shkruar edhe prestigjozja sportive Goal

Ata kanë mbetur të mahnitur nga kjo fanellë.

“Kosova do të ngrihet përsëri kundër Anglisë me një fanellë të veçantë. E mahnitshme” shkruan në postimin e tyre në “Facebook”.

SHPËRNDAJE