Godet Haradinaj: I reagon ashpër KEDS-it dhe KEK-ut për ndërprejet e rrymës

Qytetarët e Kosovës ka kohë që po përballen me reduktime me energji elektrike, e për këtë ka reaguar i pari Qeverisë, Ramush Haradinaj duke thënë se kjo është e patolerueshme dhe zhgënjyese.

Kryeministri i Kosovës përmes Facebook’ut ka thënë se është e papranueshme që KEDS dhe KEK nuk janë në gjendje t’i përmbushin detyrat e veta.

“Menaxhmenti i KEDS dhe KEK duhet ta dinë se Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk u intereson se cili njësit është funksional e cili jo dhe as nuk i intereson se cili është çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtarë”, ka shkruar Haradinaj.

Reagimi i plotë:

Menaxhmenti i KEDS dhe KEK duhet ta dinë se Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk u intereson se cili njësit është funksional e cili jo dhe as nuk i intereson se cili është çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtarë.Drejtues të KEK dhe KEDS e kanë për obligim dhe janë të thirrur të sigurojnë energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Nuk pranojmë asgjë më pak!

SHPËRNDAJE