Godet me thikë 60 vjeçarin, arrestohet i sëmuri mendor

Një 60 vjeçar është qëlluar me thikë në pjesën e fytyrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.15 të qytetit të Korçës, ku ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale R/Z, i cili ka përfunduar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

”Nga hetimet paraprake rezulton se autori i kësaj ngjarje është shtetasi D.M, banues në lagjen nr 16, i evidentuar nga ana jonë si shtetas me probleme mendore. D.M pas kryerjes të këtij veprimi u mbyll në banesën e tij.

Falë negociatave të kryera nga shërbimet policore, ky i fundit është vetëdorëzuar dhe po shoqërohet në ambientet e Komisariatit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, sqaron policia e Shqipërisë.

Gjatë këqyrjes së banesës së tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale thika me të cilën D.M kishte goditur shtetasin R.Z. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, shkruan Ora.

SHPËRNDAJE