Goditje e radhës nga AAK për Hashim Thaçin, kjo parti do ta përkrahë opozitën!

Partia e Kryeministrit do t’i japë dritën e gjelbër rezolutës së opozitës e cila do ta ndalojë presidentin të dialogojë për territorin e Kosovës.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka deklaruar se partia e tij do ta përkrahë rezolutën e propozuar nga partitë opozitare e cila mbron territorin e Kosovës.

Selmanj tha se pavarësisht nga kush vjen propozim për këtë rezolutë, ata, do ta mbështesin kur vjen në pyetje interesi i Kosovës.

“Çfarëdo rezolutë apo iniciative që vjen nga cilado parti apo grup parlamentar që ne ta kemi një rezolutë të përbashkët ku territori i Republikës së Kosovës të jetë i pacenueshëm, unë personalisht por edhe Aleanca e përkrahë”, ka deklaruar Selmanaj.

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj

Theksojmë se Shefi i Grupi i Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti gjatë ditës se djeshme ka deklaruar se ideja e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për korrigjim kufijsh në raport me Serbinë, është gjëja më e dëmshme që i ka ndodhur Kosovës prejse është bërë shtet.

Sipas Hotit, Thaçi s’ka të drejt kushtetuese për të dialoguar diçka të tillë dhe as nuk e ka mandatar kush.

Avdullah Hoti ka treguar se LDK-ja, bashkë me partitë tjera opozitare do të nxjerrin një rezolutë që e ndalon presidentin të dialogojë për territorin e Kosovës.

“Ne kërkojmë edhe mbështetjen e grupeve të tjera që të thërrasim një seancë. Tërësia territoriale e Kosovës është e pandashme dhe askush nuk ka kompetenca ta negociojë këtë. Do formojmë një rezolutë që bën të qartë që Kosova është e paprekshme territorialisht. Sepse, kjo është gjëja më e dëmshme që i ka bërë dikush Kosovës si shtet. Gati asnjë parti politike nuk është në linjë me atë që po e thotë presidenti”.

Hoti ka falënderuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Partinë Socialdemokrate për gatishmërinë që kanë treguar për bashkëpunim në këtë situatë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK: Avdullah Hoti

“I falënderojmë të dy grupet parlamentare VV e PSD që për pesë minuta kanë ofruar mbështetjen e plotë – edhe nënshkrimet edhe pajtimin për formatin e rezolutës.

Në anën tjetër edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka pohuar se rezoluta që do e sjellin në Kuvend si opozitë, do e bëjë të paprekshëm territorin e Kosovës.

Konjufca ka thënë se kjo rezolutë ka vetëm një qëllim, ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës.

Si e tillë ai ka thënë se edhe deputetët e PDK-së, do ta votojnë këtë rezolutë, ngase shumë prej tyre kanë luftë dhe kanë dhënë shumë për këtë territor

Ndërsa ka thënë se Presidenti i vendit nuk mund të vendos i vetëm për fatin e krejt Kosovës, andaj edhe janë bërë bashkë me opozitën.

Shefi i Grupit Parlamentar i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

Konjufca ka thënë se nëse Thaqi po frikësohet nga Specialja le të tregojë publikisht, dhe jo ta shfrytëzoj Kosovën për përfitime të tija personale.

Theksojmë se Presidenti Hashim Thaçi po insiston që duhet të ketë ‘korrigjim’ të territorit, konkretisht që pjesa e Luginës së Preshevës të rishikohet.

Kjo ide e presidentit nuk po përkrahkët nga asnjë parti, madje ajo po cilësohet si e rrezikshme dhe që mund t’i sjellë vendit trazira.

Përpara 7 shtatorit, kur është caktuar të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi, partitë opozitare në Kosovë kanë ndërmend të paraqesin një rezolutë në Kuvendin e Kosovës, e cila nuk do ta lejonte Thaçin të diskutonte temën e kufijve.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE