Goditje për LDK-në, dorëheqje në prag të zgjedhjeve

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rexhep Elezaj ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.

Kështu ka thënë vetë Elezaj i cili ka shkruar se këtë dorëheqje po e bën për shkak të liderit të kësaj partie, Isa Mustafa.

Ka thënë se po largohet nga LDK  “për shkak se, LDK-ja, nga ardhja e Isa Mustafës në krye të saj, ato tri germat e arta; “L.D.K.” i keqpërdori brutalisht për interesa të tij karrieriste-mazohiste, gjë që këtë rol shkatërrues të saj e vërtetoi me 03. Gusht 2019, duke u rizgjedhur në kreun e saj për të tretën herë në mënyrë puro staliniste-enveriste, duke e tjetërsuar më në fund të tërën në një klub servilësh dhe oligarkësh të pamoralshëm deri në infinit, etj., etj. ..!?”

Përveç kësaj, Elezaj ka numëruar edhe një sërë arsyesh për të cilat, siç shprehet ai, janë arsye që e kanë dërguar drejt largimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës./Gazeta Blic

Shkrimi i plotë i Elezajt:

LAMTUMIRË LDK ..!!
NGA SOT, NUK JAM MË ANËTAR I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS (LDK)..!?

Duke u nisur nga bindjet personale, se LDK-ja të cilën e themeluan intelektualët më të shquar të Kosovës, me 23 dhjetor 1989, në Prishtinë, si partia e parë politike dhe pluraliste në Kosovë dhe në hapësirat shqiptare në Ballkan, në krye të cilës u zgjodh lideri i saj historik, Dr. Ibrahim Rugova, nën udhëheqjen e të cilit kjo parti shpejt u shndërrua në Front Gjithpopullor, që brenda vetes do bashkoi mbi 80% të popullit shqiptar në luftë dhe rezistencë kundër okupimit dhe apart-hejdit klasik serb në Kosovë;

– Për shkak se me ardhjen e Isa Mustafës në krye të saj në vitin 2010, LDK-ja nuk është më ajo parti në të cilën kemi investuar aq shumë mundë si dhe një pjesë të madhe të jetës tonë individuale dhe familjare,

– Për shkak se, LDK-ja qyshkur në krye të saj u vendos diktatura putiniane, ajo më nuk udhëhiqet me Programin e saj politik dhe kombëtar, mbi të cilin u ngritë shteti i lirë dhe i pavarur i Kosovës përmes krismave dhe tytave të tankeve të ushtrisë dhe policisë kriminale të Serbisë,
– Për shkak se, sloganin e saj historik; “Liri, Pavarësi, Demokraci”, LDK-ja e uzurpuar nga filo-komunisti Isa Mustafa dhe klani i tij oligark, është shndërruar në një maskë të çjerrë për t’i zhvatur pa fije turpi bashkë me disa parti tjera pasuritë e popullit të varfër shqiptar në Kosovë,
– Për shkak se, LDK-në e formuar nga figurat më të shquara intelektuale dhe universitare të Kosovës, siç ishin akademikët Fehmi Agani, Rexhep Ismajli, Gazmend Zajmi, Idriz Ajeti, Ali Aliu si dhe shumë intelektualë tjerë, e udhëhequr për 17 vite nga presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova, por e cila nën diktatin e Isa Mustafës u bë patericë e PDK-së dhe e vetë Hashim Thaçit,

– Për shkak se, LDK-ja me marrjen peng të saj nga ana e Isa Mustafës dhe klanit të tij anti-rugovist (2010), shtetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës ia rrënoi bazat kushtetuese të 07. shtatorit 1990 në Kaçanik, mbi të cilat u ngritë dhe u ndërtua liria dhe pavarësia e saj, duke ia falur me një vetëkënaqësi narcisoide 8300 hektarë toka të trevës së Rugovës, Malit të Zi, pra duke e tradhtuar kështu mizorisht popullin shqiptar të Kosovës,

– Për shkak se, me uzurpimin e LDK-së nga ana e Isa Mustafës, përmes manipulimit me ndjenjat e elektoratit të saj Rugovian, si forca më kohezive dhe kryesore politike që ishte në Kosovë, të cilës ia humbi tri herë radhazi zgjedhjet parlamentare, duke e sjellë atë në bisht të turpit si dhe në margjina të vendimeve politike dhe shtetërore,

– Për shkak se, brenda LDK-së u instalua diktatura e tipit diktatorial monist-stalinist, duke e vrarë fjalën dhe mendimin e lirë si dhe demokracinë e brendshme të saj, madje duke i denigruar dhe dëbuar nga radhët e saj figurat dhe aktivistët më të spikatur të saj, dhe
– Për shkak se, LDK-ja, nga ardhja e Isa Mustafës në krye të saj, ato tri germat e arta; “L.D.K.” i keqpërdori brutalisht për interesa të tij karrieriste-mazohiste, gjë që këtë rol shkatërrues të saj e vërtetoi me 03. Gusht 2019, duke u rizgjedhur në kreun e saj për të tretën herë në mënyrë puro staliniste-enveriste, duke e tjetërsuar më në fund të tërën në një klub servilësh dhe oligarkësh të pamoralshëm deri në infinit, etj., etj. ..!?

Si dhe duke marrë parasysh edhe shumë dëme tjera që nuk munda t’i ceku këtu për shkak të hapësirës, Unë, sikur mijëra shqiptarë tjerë që u bëmë anëtarë të LDK-së që nga dita e parë e themelimit të saj në Prishtinë (23 dhjetor 1989), e për të cilën kam punuar me përkushtim maksimal për 30 vite rresht e deri më sot, e, ku për asnjë çast nuk iu kam ndarë aktiviteteve të saj me karakter kombëtar, intelektual, kulturor, informativ dhe politik, duke e paguar me rregull anëtarësinë e saj, si dhe dhënien e ndihmave materiale dhe financiare pa kursyer kurrë asgjë nga vetja dhe kontributi jo i vogël i familjes time; nga sot, 25 gusht 2019, nuk jam më pjesë dhe as anëtar i LDK-së, në krye të së cilës vazhdon të jetë njeriu, i cili pamëshirshëm shkatërroi çdo gjë që anëtarësia e saj për tri dekada e kishte ndërtuar me shumë mund, sakrifica, gjak si dhe me djersen e mijëra mërgimtarëve tanë, heronj të denjë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës..!?
Rexhep ELEZAJ

SHPËRNDAJE