Gold AG emocionon Shyhrete Behlulin me një dhuratë nga Medina

Gold AG i ka dhuruar një dhuratë të veçantë Shyhrete Behlulit nga Medina.

Kanë realizuar disa projekte të suksesshme së bashku.

Por, këngëtarja, Shyhrete Behluli dhe reperi nga Presheva, Gold AG kanë raporte mjaft të mira edhe në jetën e përditshme, shkruan lajmi net.

Para pak javësh, Gold AG ka qëndruar disa ditë në vendin e shenjtë, Medinë, ku edhe solli pamje nga atje në rrjete socialet.

E sot, këngëtarja Behluli tregon se ka pranuar një dhuratë simbolike nga Goldi. “Një dhuratë nga një vend i shenjtë, Faleminderit, Arian Agushi”, shkruan ajo.

Ndryshe, “Dashnia e nanës”, “Motër e vëlla”, “Gurbetqari”, janë tri projektet më të pëlqyera të Shyhretes me Arianin.

SHPËRNDAJE