Grenell dje mohoi marrëveshjen e shpejtë, Thaçi thotë komplet diçka tjetër – jep paralajmërimin e papritur

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se janë shumë afër arritjes së një marrëveshje ndërkombëtare me Serbinë të ndërmjetësuar nga Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Thaçi tha se takimi në Uashington me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq është takim i kthesës dhe inkurajues për dy palët që ta arrijnë një marrëveshje për paqe mes dy vendeve.

“Takimi në Uashington besoj që do të jetë takimi i kthesës kritike dhe pozitive. Nën udhëheqjen e ShBA lidershipit Trump dhe Grenell të arrihet marrëveshja në të ardhmen e afërt. Takimi është inkurajues për të dy palët, i vullnetit të mirë për paqe në Kosovë dhe Serbi. Këtë momentum dhe këtë mundësi nga Uashingtoni duhet ta shfrytëzojmë edhe nga Kosova edhe nga Serbia si garanci për paqe në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë i pari i Kosovës.

Presidenti tha se është jetikë që të dy palët kanë besim në lidershpin e Amerikës që përmes tyre mund të arrihet marrëveshja.

“Kjo marrëveshje duhet të sjell njohjen reciproke mes vendeve si dhe rrugëtim më të shpejt të Kosovës drejtë NATO-s dhe të dy vendeve drejt BE-së”, ka shtuar ai.

Këto komente presidenti i bëri në dialogun publik “Rruga drejt Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë”.

Ndryshe, dje i dërguari i presidentit amerikan në dialog, Richard Grenell e ka mohuar se Kosova dhe Serbia janë afër arritjes së një marrëveshje të shpejtë.

SHPËRNDAJE